Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Tekste Te Kengve Pupullore
kthehu ne faqen e par

Imazhi i Parë

I rrethuar nga ëdo gjë që s’është në këtë ditë
Përbirohet fare i pavërejtur
Midis sheshit e mbathin këmbët e zbathura
Të atyre që asnjëherë s’e hetuan rrethimin
As aromën e trëndafilave që zihet ngadalë
Derisa majave të gishtave merr gjuhë lulëzimi
Mrekullitë hyjnë ta nxjerrin nga kornizat që s’e ka
Të cilën s’di përse nuk e ka Ose e ka përse s’di
Derisa matet me butësitë e veta të gurëzuara
Të cilat edhe në vete ka mundur t’i vrasë
Në shuplakv i zbret dielli i zënë në kornizë rob
Për t’i ulur Orët e vona që krudisin bukurinë
Sa thahet blerimi i murmë në fytyren time
Shirat e kthejnë verdhomë në mua kur zgjohem
Të krijoj ngjyrën për të mbaruar imazhin
Në të cilin balta ka zënë t’i çelë zogjtë magjikë
E të vërshojë qytetin që e kam vetëm në shuplakë
T’i fus në vargonj mbretëritë e zgjebosura në Fushë
Kur fare i pavërejtur përbirohet përmes syve të mi
Nga çdo gjë që s’është në këtë ditë të rrethuar.

Metafizika e Prishtines-                                                                                                                                                                                                                   Ky qytet shtrihet në ëndërr si të ish
I vërtetë në Gazi-Mestan humbi qetësia

Anatema A
Është trilluar edhe një udhëtim në shuplakë
Në maje të gjuhës na ka zbritur bukuri
Prapa na kanë ndjekur njëmijë e një mrekulli
Asgjë s'mund të marrësh më tepër se çke
Edhe një farë të është mbjellë ndër grushta
Deri në verë balsamin e mban nën sqetulla
Nëpër këtë portë u përbiruan edhe ëngjujt
Që i shpikëm në hyrje për të na ruajtur O
Nga trendafilat që i kemi gjuhë e na flasin
Edhe mbi të gjitha magjitë që na dëbuan
Ështe trilluar një udhëtim i ri në shuplakë.


------------------------------
Shumë e njeri met pa vlerë


Shumë e njeri, o met pa vlerë,
n'politik tuj ba karriere

Shumë parti, tuj ba antare
tan luftojn për vend të parë

Jo për komb, veç për karrige
pyt shipnia ku janë rrite

Jetojm n'kohe interesante
një dekade grabitje e vrasje

Tash është lodhe edhe populli i shkrete
tuj votue me pas shtet

Çfarë po ndodhë s'po e kuptoje
truni i kombit emigroj

Syte e ballit janë me pae
e për qafe edhe vllan me vllae

Ta dinë mirë gjithkush një fjale
shqipnis t'keqen ja kan marrë

Jemi komb me veti t'rrallë
kurrë ky vend nuk jetë pa djalë

Mos t'harrojm fjalën e t'parit
NJE FLAMURO, O KA TROLLI I ARBRIT
------------------------------------------------------
80 Vjet Kosovë pa nene

Kur pranvera e mbuloj globin
e shkriu akullin 100 vjeçar
rreze shprese për mbarë kombin
ne 5 shtete, oh trojet shqiptare

80 vjete o me shpirt t'coptuem
nuk ra diell, e nuk ra hane
veç për ne qyqja ka knue
80 vjete, oj Kosovë pa nane

Haso o gur nderoje vatanin
nda me mure, i ndam për zgjalli
ti vendlindja e bogdanit
80 vjete, o na pervloj malli

E moj Londer, o bre paç veç gjame
qysh na ndave o ti vllaun me vllae
qysh e le djalin pa nane,
80 vjete, o marrja t'ka rae

Kur pranvera e mbuloj globin
e shkriu akullin 100 vjeçare
rreze shprese për mbarë kombin
ngo Evrope, o SE JAM SHQIPARE
RREZE SHPRESE PER MBARE KOMBIN
NGO EVEROPE, O SE JAM SHQIPTARE
Pret Kosova Skenderbeun

N'Dardani ne mes t'Prishtinës
shqiptari dasma ka nis

Mbash 6 shekujsh, o kush po vjen
pret Kosova Skenderbeun

Mirë se erdhe n'dit flamurit
Skenderbeu o burri i burrit

Mes shqiptaresh u thy kufini
n'Prishtinë ndalet kryetrimi

Jan vurr n'ralla herojt t'lirisë
trimat trimin tuj e prit

E pret shota me Azemin
ni plis t'bardh po ja bajn vendin

Aty vjen Ismail Qemajli
Isa begu, e bac Bajrami

Haxhi Zeka, e Avdyl Frasheri
u prin Hamza, e Adem Jashari

Skenderbeu po zbret prej kali
mirë se u gjaj vallzen t'ni gjaki

S'ka kufi ma nder shqiptare
tash po nisem për Tivar

N'Trojet tona s'ka roberi
VEC BASHKIMI O MORE E BAN FUQ
HAJREDIN PASHA PO VJEN RADIKËS

Hajredin Pasha po vjen Radikës,1
Pejt ku jon malet e Dibrës:
— Vall ku jon’ malet e Dibrës?
— Bojn’ xhilis në Fushë t’Gjuricës,2
5 Bojn xhilis e lidhin besën:
Hajredin Pashën do ta presim! —
Moj Gjuricë, moj kasaba,
Çon Pasha e t’bënë rixha,
Po rixhaja s’ju ka digjou,
10 I kthej topat me luftou:
Sheh Zeqani3 fjalë ka çou:
— Thoj Kaloshit me na ndihmou.
Grik’n e Madhe e kanë rethou;
15 Për reth Drinit tu luftou,
Ximca mbet, ximca pjagou.
Mustaf Jakini, mustaqebardhë,
Boni irish e zou në dardhë
— Përshëndetjeçu Pashë, sc të kam falë,
20 Kom kuvend me mirallajnë.
Ditën e martë u zou nizaja,
Hajredin Pashën e xhet belaja;
E xhet belaja, çi e ka xhetë,
Shtatë taboret i jonë shkretë;
25 Nandë mij vorret kush i boni?
Të nandë Malet e Sheh Zërqani
Rizvan Halla me at sokore,
S’po pushon tue bomun vore!
Kush ja prejshi fesin Pashës?
30 Fezli Malja e Pjaku Krajkes.

1) Hajredin Pasha u dërgua nga Stambolli me 1844 për të shuar kryengritjen kundër Tanzimatit, por në luginën e lumit Radike afër Dibrës pësoi disfatë.
2) Fushë afër Homeshit, ku u mbajt Kuvendi i malësorëve dhe u lidh besa për luftë kundër Hajredin Pashës.
3) Prijësi i malësorëve në këtë luftë.

22. PLOT ME GJAK DIRGJET VALBONA

Maxhar Pasha del në kodër,
Pyet: Ku je Krasniqja e vogël?
— S’jam e vogël, po jam sa deti,
T’kisha pas’ Gashin me veti,
5 S’kish çka m’ban krali as mreti.
Maxhar Pasha në Dezdar1
Avdi Syl’s2 po i ço fjalë:
— Me ma çue ka ni djalë,
Se mymleqetit ja ka marrë,
10 Mymleqeti m’i ka dhanë.
— N’t’i pastë dhanë mymleqeti,
Un s’i daj këta djelm prej veti. —
Zmajl Mehmeti i Mehmet Ram’s,
Po i çon fjalë Mar Lulës Shal’s:3
15 — Çom asqer, o daja i bab’s,
Se m’ka ra Pasha në Dezdar,
M’ka ngreh topat stomit arës,
Don me m’çartë kullat e babës.
Kur të çarten kullat tona,
Plot me gjak dirgjet Valbona!

1) Dezdar ose Gjytet, vend afër Bunjanit në Krasniqe.
2) Nip i Binak Alisë.
3) Mik i familjes së Binak Alisë.

23. PËRMBI DRI PO FLET BINAKI

Po pvetë Pashë Maxharri:1
— Ku i ka kullat bajraktari?
Qes me top e s’mund po i çarti. —
Përmbi Dri po flet Binaki;2
5 Flet Binaki përmbi Dri;
— Qe dy javë jam dalë me shpi,
Të Ismajl Pasha n’Kryezi.
Pashë Maxharri, mos qit topa,
Se nuk çarten shpijat tona,
10 Plot me gjak pa u dje(r)g Valbona;
Se nuk prishën kullat e mija,
Se ky a Binak Alija!

1) Pasha turk që erdh për t’i shuar kryengritjet në Veri pas Tanzimatit, aty kah viti 1845.
2) Nga Bunjani i Krasniqes, udhëheqës i kryengritjeve.


KËNGË POPULLORE TË RILINDJES KOMBËTARE

RRUSTEM BERISHA
29. O NIZAMË TË SHQIPTARISË

Hej nizam-o të shqiptarisë,
O ç’po shetitni Rumelisë!
— T’u rritt jeta! — po i thonë valisë:
Na ka marrë more malli-o i sht’pisë
5 Na ka marrë malli-o me shkue,
Kush ka nanë e kush ka grue.
Kush e ka o t’ zezën nanë,
S’p’e len vaji o buk’ me granë!
P’e lyp’ mreti-o ka ’i nizam,
10 Ka ’i nizam q* p’e lypka mreti,
Çova babën, nuk ma deshti,
Vllaun e vogël s’muj e treti,
U shtërngova e shkova vet’!
Se kjo punë paska kjenë kismet,
15 Me u da robi pej robve t’vet,
Me u da robi-o për të gjallë,
Pa da gja, or-o, pa da mallë.
Qindro loke, o fort mos kaj,
Qindro loke, e ban gajret!
20 Si mos ardhsha për dymdhet vjet,
Martou nuse, o mos kij dert!
Nuk po hahet ky peksimet,
O peksimet-o, kjo buk’ me kry’ba,
Tirqi t’ zes, t’ gjeshun me rrypa,
25 Tirqi t’ zes e me rrypa t’ hollë;
M’është mërzit, ore, manxerrja n’dorë.
Nat’ e dit’, ore, tuj rujt n’karollë,
E tuj ra shi, besa, tuj ra borë,
Tuj ra shi, tuj nejt pa fjetë,
30 Shum ma mirë, more, ish kanë me dekë.
Se me i ba, more turkut hyzmet
MORI MAQINË QI SHKON RRETH DETIT

Mori maqinë, q* shkon rreth detit,
Kah po i çon asker’t e mretit?
Do po kajn’ e do po knojn’
Përshëndetjeç s’ po dim’ kah po na çojn’,
5 Në Prishtin’ kur na kan’ çue
Krejt taborre na kanë marue.
Erdh zabiti me na msue:
— Fukara, djem, koki qillue,
Kush a bedel, n’kamë m’u çue;
10 Fort n’pare paski lakmue!
Në maqinë na kanë ngarkue’
Për Selanik na kanë tfillue.
O shkon maqina, moj nanë, nëpër shi,
O ranë p’i vin, moj nanë, djemt e ri.
15 O shkoj maqina, moj nanë, tue qitë tim,
O shum-e thmija, medet, janë metë jetim!
O shkoj maqina, moj nanë, nëpër terr,
O shum- nanat, medet, kajnë për djel!
Shkoj maqina, o nanë, tuj vrapue,
20 Në Selanik, medet, na kanë çue!
Selaniku, oj nanë vija-vija,
Asnji burr, medet, s’met te shpija!
Selaniku, o nanë, tela-tela,
Grat tona, medet, metën t’ veja!
25 Mori maqinë, ty t’ sost zjarmi,
Ty t’ sost zjarmi, u kallsh flakë!
Nal ta shkruejm’ ni letër t’ bardhë,
Do ta çojmë, medet, në vilat,
Le ta kënojnë, nanë, moj hoxhallart.

KËNGË POPULLORE TË RILINDJES KOMBËTARE

RRUSTEM BERISHA
33. JU NIZAMT E SHYPTARISË

Ju nizamt e shyptaris’,
Ju ka ra malli i shpis’?
Shum’ jan’ lodh’ pej mërzis’.
Kush ka nan’, kush ka grue,
5 Kush ka grue, kush ka nan’,
S’e lan’ lot’ buk me ngran’,
S’e len malli rrug’ me bam’.
Ka lyp mreti ka ’i nizam,
Ka ’i nizam po lyp mreti,
10 Shum gjeni t’ri po lyp dovleti!
Çova babën, nuk ma deshti.
Me çu vlla, m’erdh gazepi,
Kam ni vlla, s’muj e treti,
— Çou, shko ti! -mu m’tha veti.
15 Qindro loke, mos ki dert,
Ishalla pjekmi në shyret!
Se kjo pun’ koka kan’ kysmet,
M’u da robi pej robit t’vet;
M’u da robi pej robit t’gjall’,
20 Pa da buk’ e pa da zjarm!
Qindro loke, fort mos kaj,
Qindro loke, ban gajret,
N’ mos ardhsha për nand vjet,
Martoma nusen, mos ki dert!
25 Shum selam bab’ e nan’,
Selamin tyne kush m’jav çon,
Thuni atyne me qindrue,
Me i than’ grues m’u martue,
T’zgedhin burr’ ma t’mir’sc mue.
30 „Zgedh ni burr’ ku t’duesh vet,
Se nuk shihmi ma n’ket jet’,
Veç kur t’shihmi n’ahiret!”
Bajm’ dava te baba mret,
S’un p’e ham’ kët peksimet,
35 Asht gatu qe tridhet vjet,
Ka zan’ kryma, na pëlset,
S’un p’e ham’ kët buk me kryma,
Mu në fyt na zihet fryma.
Tirqi t’ zi e rryp të hollë,
40 Dit’e nat’ tuj rujt’ n’ karollë,
Tuj ra shi e tuj ra borë,
N’ është mërzit’ martina n’dorë.
Gjith natën tuj nejt pa fjetë,
Shum ma mirë ish kanë me dekë!
45 Na u ka mërzit’ shum kjo jetë,
Dorë për dorë do t’bim’ n’ det.
Mori martin’, t’ lasha shkret,
N’ qaf na paç baba i mretnis’,
I hupe burrat e shyptarisë;
50 N’qaf’ na paq baba i dynjas,
I hupe gjërat e fukaras!

34. O NIZAMË, NIZAMË TË NGRATË

O nizamë, nizamë të ngratë,
Shkruna ’i letër, çone në vilat,
Le ta knojnë hoxhallart!
T’shkretën letër kur ta kënojnë,
5 Baba e nana aty mos t’ qillojnë,
Se janë t’ligj e s’ un qinrojnë.
Letrat tona kur i kallxojnë’
Pej gjumit t’ natës po ju çojnë.
Zëmrat tona na i shkrumojnë.
10 Nizami i shkret’ çka po thojnë:
— Kti talimit fort po i pritojmë,
Guhën turqe s’un p’e msojmë.
Me do rrypa po na shtërngojnë,
Me kapuç ka pak na hjeshojnë,
15 Me ni fjalë, po na mashtrojnë,
Krye pes’ vjetve, kishe, do t’na Ishojnë.
Si n’na lshofshin për pes’ vjet,
Ne na marrin redif apet;
Neve na majnë edhe pesë vjet.
20 Si t’na Ishojnë pej redifve apet,
Neve na marrin mustafez apet,
Na majn’ prap katër-pes’ vjet.
Po shkon moti, haj medet!
Na po plakmi në kit hyzmet,
25 Le të shkojn’ grat’ te babat e vet!
Le t’marrin burr’ ka t’don’ vet’.
Po nuk gjajnë haj medet!
Në left’ noj thmi, prene në djep,
Mos e lini jetim për gazep!

JU NIZAMË T’HUPUN E T’TRETUN

Ju nizamë t’hupun e t’tretun,
Banu bashk shkruena ka ’i letër:
— Shum selam, besa, kush do t’vesin;
Gjysa gjallë, gjysa jem t’dekun.
5 Ju nizamë, nizam’ t’ Shipnisë,
Q* kërkoni-o Rumelisë,
A u ka marr-o malli i shpisë?
Shkruene ’i letër, çonja kadisë,
Sheh Islami me na dhanë izë:
Tutju zotit-o perenisë;
Tutju zotit q* t’ka falë,
Boll shum nanën ke lanë pa djalë,
Boll shum motra ke lanë pa vlla;
Jau ke lan-o nuset pa marrë!
15 Kush i paska babë e nanë,
P’e shtrojnë sofrën-o bukë me ngranë,
Po u bie n’men, për gjyst p’e lanë;
Po i merr vaji, po çohen n’kamë.
E nanës e bab’s me i ba selam:
20 — Na u ka kput’ ymyti krejt,
Çoni nuset te baba i vet;
Ne ta marrin kan’ kan’ qejf,
Ne ta marrin ka ’i plak me mjekërr,
Se djel t’ri, tybe, s’ka ma tjetër!

PO VIJNË BARKËT RENDA-RENDA

Po vijnë barkët renda-renda,
Dilni qyrni çka kanë mrena!
Po vijnë barkët tuj fishkëllu,
Dilni shifni asqert tuj shku!
5 Po vijnë barkët përreth detit,
Dilni shifni asqert e mretit!
Asqert e mretit, asqert e ngratë,
Gjysa deshun, gjysa zbath;
Uj pa pi e bukë pa ngranë,
10 Jan’ kah desin gjith në kamë.
Po vijnë barkët tuj lundru,
Dilni shifni asqert tuj shku!
Shkojn’ të zezt’ me luftu.
Kanë lanë fëmi’ e kanë lanë gra,
15 Po luftojnë, mor, pa ja nda.
Gjith’ ’ta barkat vijnë e shkojnë,
Asqerlit’ letra po çojnë,
Hoxhallart po i kënojnë:
Vetëm grat-o t’na i nig’jojnë.
20 Babë e nanë mos t’i nig’jojnë,
Se janë pleq e na qarrohen.
Shumë e dashtun gruja shkretë,
Ti të më pritësh mu’ pesë vjet!
Nëse s’ vij, moj, për pesë vjet,
25 Merr nji tjetër, martohu vet’!

TY MIR’ MEÇ MOJ NANË, T’MA BAJSH HALLALL

Ty mir’ meç moj nanë, t’ma bajsh hallall!
Po na thrrasin, nanë moj, në Gilan;
Do t’na çojnë, oj nanë, në Tasjan1
Në pampur, oj nanë, do t’na ngarkojnë!
5 Shkon pampuri, nanë-moj, tu fishkllue,
Shum asqer, oj nanë, s’po mun’ m’ i çue!
Shkojnë asqeri, nanë moj, pal’ e palë,
Shum e nana, medet, a met’ pa djalë!
Shum c motra, medet, a met’ pa vlla!
10 Shkon pampuri, nano, tuj qit’ tim,
Shum e thmija, medet, janë met’ jetim!
Përshëndetjeç s’po dim’, nanë, kah po na çojnë,
Për Jemën, nano, do t’na tfillojnë,
Xhezvja n’zall-o atje do t’vlojnë,
15 Nan’s e bab’s mos t’i kallxojnë,
Se janë pleq e s’un qindrojnë.
Don me na hup’, nanë, me na tretë,
Si mos u kthefshim, nano, për shtatë vjet,
Grat’ e tona ktheni për kunet!
N’u left’ djalë, nanë, prene n’djep,
Fort zor koka m’e ba kët hyzmet!
100. N’QAT STAMOLL NA RREHI TELI

N’qat Stamoll na rrehi teli,
Në Prishtinë na shkoi haberi:
Ket Yp-pashën e vrau muhaxheri
5 Ibrahim Uka na u bo gati —
U bo gati e u shtërngue,
Ka marrë udhën për me shkue;
E muer udhën ra n’Tasjan1:
— Mathma kalin, bre nallban!
Mathma kalin, ti, mirë mue,
10 Deri n’Prelez2 kam me shkue,
Do kaçak me i rrethue.
Çou; Xhelil, hajde me mue!
Shpin e Ramës me ma kallxue.
Se ni grue i kish diktue,
15 Vrap Bajramit i ka kallxue:
— Çou, Bajram, se je rrethue!
Jalla trimi n’kamë është çue:
— Mjeri un dath’ jom qillue,
Çarap’ n’kamë s’më kanë qillue!
20 E merr pushkën del me liftue
Ibrahim Uka mas ju vnue:
— Nal, Bajram, ku don me shkue?
Ti n’kofsh dhelpën me u ngujue,
Ja n’kofsh zog me fluturue,
25 Se i gjallë s’munesh me pshtue!
Bajram Popoci djalë i hollë,
Mirë po qet në kam’ e n’dorë,
Ibrahim Ukës n’thollë e n’t’hollë.
Shka ka Bllata q* po ushton?
30 Bajram Popoci po lifton.
Shka ka Bllata q* po kërset?
Ibrahim Uka po bërtet.
Po bërtet: — I mjeri un, i mjeri,
Ma muer kalin muhaxheri!
35 Shka po thot Selmon Gurguri:
— Kthenu, shokë prej katuni!
Prej katuni jepni haber, —
Le të na bien ’doni kerr;
Doni kerr, tha me ni trinë,
40 Ibrahim Ukën ta çoj më n’Prishtinë
N’qat Prishtinë te kadija,
Ai t’ja shkruej do hajmalija.
Dalke yzbashi po bënë seri:
— Gjith ket nom me bo ni njeri!
45 I madhi zot kah ke ky njeri?
— N’e lypsh holl prej kazas Leskocit,
Kazas Leskocit, i nipi Imer Popocit.
— Ty yzbash, tha, mos t’vin seri,
Ket zanat ma ka lon Imeri:
50 Për motmot me vra ka ’i njeri.
Mori martinë, tha, kofsh bekue!
Pesqin grosh të kam pague,
Kurr me shybe n’krah s’t’kam vnue;
Kur kam qitë, kurr bosh s’ke shkue.
55 Yzbashi n’ven, çaushi plague

N’AT TETOVË PO THRRET TELALLI

N’at Tetovë po thrret telalli:
— Mos e pate Halitin këtu pari,
Mos e pate nëpër mihane?
Ni martinë trimi, di xhephane?...
5 Osman Doçi fjalë ka çue:
— Mblidh kaçakt, haj me liftue,
Kullën teme ta kam lishue!
Mirka rrugën Haliti tuj shkue,
Mirka rrugën, ni kodrës përpjetë,
10 Me ni hallë plakë na është zatetë:
— Halla plakë, pash Allahin,
Mos m’i pe zaptiet këtu pari?
— Hajt, more bir, po m’dokesh i ri,
Se treqin vetë para e mrapa i kie.
15 Mori martinë, m’kofsh bekue,
Shoç me veti m’ke çillue,
Çeso shteki me çinrue!
N’pastë thanë zoti për me pshtue,
Bakshish t’math hallës kam me i çue!
20 Krisi pushka, xhimoj toka.
Po pvet Shkupi: — Ku janë këto topa?
— Nuk janë topa t’Karadakit,
Asht martina e Halit Kaçakit!
Dilni, bre gjem, kush po vjen sokakit?
25 Paska martinën si sahati,
Di koburet prej dukati,
Di kollanat shtërguem për barki.
Çaj m’ish kanë Halit Kaçaki!
— Hajde, gjalë, se t’kërkon bimbashi!
30 — Ç’ka bimbashi si m’kërkon mue?
Për bimbashin jam shtërgue!
Krejsi pushka, na u ba potera,
Feta Çajushi rrukllcn te dera.
— Osman çaush, musteçegjatë,
35 Hajde mlidhi çeta pesë xhenaze,
Çoja pashës me ni sexhade!
Çoja pashës me saj di,
T’i pij mezë me raki!

112. SHKA KANË BJESHKT QI USHTOJNË

Oh, shka kan’ bjeshkt, o bre, q* ushtojn-e,
Shka kan’ lugjet, o bre, q* fshajn- e,
Shka kan’ malet, o bre, q* s’mungullojn-e,
Shka ka hana, o bre, q* s’po zdrit-e;
5 Shka ka dilli, o bre, q* s’po ban drit-e,
Shka kan shpent, o bre, q* s’po knojn-e,
Shka kan qyqet, o bre, q* s’vajtojn-e?
Oh, muhaxhirt, o bre, kah po shkojn-e!
Oh, kan lanë tok-o, bre, kan’ lanë shpi-e,
10 Kan lanë dhen-o, bre, kan’ lanë dhi-e,
N’lavër, n’zheg, o bre, kan’ lanë ki-e,
Kan lanë bukën, o n’çerep me hi-e,
Kan lanë çorbën, o në vegsh tuj zi-e,
Kan lanë sofrën, o bre, t; shtrume n’shpi-e,
15 Oh, miqt kanë shkue, o bre, bukë pa u ngi-e!
Oh, kan’ lanë zhguj e jana n’vek pa i krye,
Kan’ lanë çejzin, o bre, çikat pa marue,
Kan’ metë dorënuset, o bre, msit pa i çue,
Kan’ metë krushqit, o bre, pa u kthye,
20 Oh, kan’ metë gjemt, o dhandur pa hi-e!
Oh, muhaxhirt, o bre, kah po shkojn-e,
Dru e gur, bre, ç’po vajtojn-e!
Bari n’tokë, o bre, pse s’po bin-e,
Shpent e malit, o bre, pse s’po knojn-e;
25 Qyqet e malit, o bre, pse s’vajtojn-e?
Oh, muhaxherinë, o bre, po e kajn-e!
Oh muhaxhirt kan’ marrë dyjan n’sy-e:
Desin në borë, o bre, desin në shi-e,
Desin pleq, o bre, desin t’ri-c,
30 Desin gra, o bre, desin thmi-e,
U desin thmija, bre, nanav’ n’gji-e,
Jesin gjcnazet, bre, n’vorrc pa i shti-e!
Bukën pa ngran, o bre, uj’ pa pi-e,
Kan marrë udhën, bre, për Allbani-e;
35 Oh, udhën e gat’, o bre, për Turki-e!
Oh; kush njeh zot, bre, din e iman-e,
Muhaxhirve, bre, konak ju ban-e,
Muhaxhirt, bre, mrena i shtin-e,
Ju shtron mirë, o bre, për me fjet’,
40 Se ju çon, o zoti n’xhenet-e
Oh se jav kthen, o zoti n’ahiret-e!

117. AVDYL FRASHËRI DHE MIC SOKOLI

Haj medet çka me kallxue
Këta ballkana1 n’kamë janë çue,
Në Berlin donë me u bashkue
Kët Shipni për me e coptue.
5 Shpejt u hap ky lajm i zi,
Prej Kosovë deri n’Toskni,
N’tana fiset bytevi,
Anë e m’anë nëpër Shipni.
Mic Sokoli ni burr dai,
10 Mic Sokoli n’kam është çue
Me Ali Ibrën është kuvendue,
Sylejman Aga2 tuj u ndihmue,
Tan Malsin t’e e kan bashkue,
Burra t’parë n’Prizren me çue,
15 Për Shipni me kuvendue.
— Avdyl Frashni qysh po na thue?
Avdyl Begi prej Tosknisë,
Konka kanë burri i Shipnisë,
U çue n’kamë, po i flet Malsisë,
20 I lumtë goja, çka i ka thanë:
— Tana fiset gjithka’ janë,
Të krishten’ e mysliman’,
Donë me u mbledh’ n’kuvend t’gjanë,
E me lidhë ni besë të tanë,
25 Me luftue për kët vatan,
Me luftue për kët tokë shiptare,
S’ja lëshojmë kujë për pa dalë fare.

1) Qeveritë shoveniste të shteteve ballkanike.
2) Sylejman Vokshi.

144. T’EJTEN N’MRAMJE N’DY SAHATI

T’ejten n’mramje n’dy sahati,
Haxhi Pasha hoq nizamin,
Shkodra e madhe qilloi gati,
Ja muer kaurrit istikamin.
5 Istikamin tuej e goditun,
Askeria tuej m’ju avitun,
Zoti i madh jau past’ fal imanin,
Se ishalla janë metun shehit!
Riza Pasha u nis me shkue,
10 Tu dovleti me kallxue:
— Selam Shkodrës e Malsis’,
Ylqinin de t’ma falish mue.
Tek na mrrini ai Haxhi Pasha,
Muer miletin me hexhele:
15 — Çare s’kam pa e lshue Ylqinin,
Kam Stambollin, more, muhasere!
Shkodra lidhi besë me Hotin,
N’at sahat q* çohet nizami,
Do t’ia msym me emër t’allahit,
20 Istikamin o bashkë me ju.
Zhgunaxhija, more, u ba razi,
Shkodra e madhe s’e ka ngue:
— Të shtatë kralat m’u ngreh’ n’ordi,
Pa kris topi nuk mujm’ m’e lshue!

-Prap Shqiptarët po derdhin lot-

S'po habitet bota sote
prap Shqiptart po derdhn lote

Lote e dhimbjes, jo te gzimit
i ka marrë rruga e mergimit

Veç prej hallit djemt e rie
kan marrë rrugën gurbetlie

Gjermani, Francë, e Anglie (Edhe n'Amerikë)
mall i kem mei pa me sye

Se nuk paska gja me t'rande
se evladin me e pa malle

N'telefon kur jau ndim zanin
veç me lot e shprehin mallin

Malli zemrat jau ka thae
nane pa djalë, motër pa vllae

Hajdi pra na pervloj malli
me ju pa, se u ndam për zgjalli

Gjithë shqiptarët qe janë n'gurbete
me der cel nana ju prete

Këtu është fol gjuha antare
BASHKE TE NGREJME, OHH
OHH KALANE SHQIPTARE...

235. BAJRAM CURRI E RIZA BEGU

Bajram Curri se në Prishtinë,
Po i vesh çizmet n’telatin,
E vesh rethin e shtjen alltinë;
I ka ra baloshit në shpinë,
5 Ra në Kosovë, e ban tasil.
Ban tasil nëpër Kosovë,
I kanë ra do letra n’dorë,
I kanë ra do letra keq,
I kanë lan mashkujt n’gazep.
10 Hini Begi në Përzeren,
Në Përzeren Curri po hin,
Tvet për Xajën, për Hysnin:
— Janë dalë n’Has, janë dalë n’Gërçinë.
Dul në Gërçinë begi te Hajdari:
15 — Fol niherë, Shaban Binaki,
Fol Shaban, qysh po na thue?
— Po flas Beg, mos m’u idhnue,
Fort qat beg e kem ranue:
I kem sha çika, i kem sha grue,
20 Se na kullat ja kem gjue,
Se n’Gjakovë s’kemi ku me shkue.
Bajram Curri n’Gjakovë a shkue,
Bajram Curri n’Gjakovë a hi,
25 Po i qet gjinën natën n’Malsi,
N’Qafë të Kolçit e në Dragobi,
S’ka ba shum, veç gjashtmdhetë mi.
Ai Zeqiri a dal po u pri,
N’Gjakovë natën i ka shti.
30 Bajram Curri rri n’skamli
Ja çoi begit ni zapti:
— Shko t’mi thuesh Riza Begit t’ri,
Deri tash ke liftue me thmi,
Tash je kapë me kapadai,
35 Nalu, t’shosh buzan me sy!
Riza Begi rri n’skamli,
Ja drodh Currit qat zapti;
Nuk mun m’tut me kosovali,
Ti e ki venin në Dragobi;
40 Tash je kapë me Kryezi,
Tash je kapë me derën e Begit,
Ja kam kull’s temelin pej hekri,
S’ka shka i ban kurrfarë mileti,
Veç rne ardhë topat pej mreti.
45 Me ardhë topat, me m’rrethue,
Kullën teme s’munen m’e rrxue.
Bajram Curri koka idhnue
Riza Begit, kush ja thue:
— S’ka n’Gjakovë për me sunue,
50 Dymdhetë vjet kam me t’majt ngujue!

236. BABA MRET P’E FALË SABAHIN

Baba mret p’e falë sabahin:
— Madhi zot, rujma vatanin!
Zo’ vatanin me ma rue!
Arnaut’ m’u kan trenue:
5 Përshëndetjeç s’e din sa fort i due.
Shemsi Pashën jau kam çue
Coll me i shkelë, me i rahatue,
Krejt granicat me i shtërngue,
Ligsht kah jan me i forcue;
10 Pushkën mrapa ja kan’ nue,
Fikën vehtën, m’hoçen mue!
Hoçen mue e fikën vehten,
Tash p’e’nojn Sulltan Mehmetin:
Ja u dhash besën, jau bjen gazepin,
15 Ja u dhash besën, gazep po u bjen:
Djemt e ri asqer jau merr,
Krejt sylahin po jau mledh,
Të shtat krala Shipni ja u shtjen.
S’kish pas kun zotni as beg,
20 Beg s’kish pasë, s’kish pasë zotni
Për më folë për kët Shipni;
Për Shipni s’po ka kush flet,
Riza begin e kem’ n’Halep;
E kem’ n’Halep çat zotni,
Ja çoj mreti tri zingli:
25 — N’cillën t’dush, beg, ti me hi!
A hi begi n’çat zingli,
Për tri dit a dalë n’Shipni;
Ni nat’ natën n’Gjakovë a hi,
30 Katër net ka fjetë n’shpi,
A dal’ n’Rekë a dalë n’Malsi.
Se n’Junik pi bajn mledhi,
At’herë për Shkup si kokan msy.
N’Ferizoviq kur kokan hi,
35 U duel përpara pampuri i zi:
Xhysa n’ta, xhysa përmi.
Se në Shkup kur kokan hi,
Jan tmerue rob e thmi,
Jan tmerue t’shtat krajlija:
40 — Sod në Shkup na ra Shipnija!
Shum e paret po i çet krajlia,
Haj medet po i han parsija.
Me çat dit na u shit Shipnija.
233. BINI DJEM PËR SHQIPTARI

Bedri pasha çon haberin,
Ksaj Shqipërisë’, me i mbledh’ astjerin:
— Njizetvjeçat me i hazrue,
Se n’Jemen na duem me i çue;
5 Kshtu xhemjeti ka urdhnue,
Harapijen për me e shtrue.
Njizetvjeçat e Shqipërisë’
Kan’ marrë malet e Shqipërisë’.
Janë bashkue këta atdhetarë,
10 Mbretit t’turkut i kan’ çue fjalë:
— Padishah, pash përëndinë
Duem irade për Shqipnin’!
Duem irad’na përnjimend,
S’jena djelm q* shkojmë n’Jemen;
15 Jasht’ Shqipnijet kurr nuk dalim,
Pa qitë faret t’gjith shqiptarin’.
T’tan dyrnjaja ka m’u bindë,
Kur t’mbrrijsh me e shtrue Shqipnin’.
N’at Stambollë ka vojt’ haberi.
20 Padishahi e serastjeri,
Kuvend bajnë me turq t’ri:
— Si t’ia bajmë ksaj Shqipni.
Q* masbata na ka ardhë,
Se komit’ kan nisë me dalë.
25 Dit’n e Zojës mbasi a thanë mesha,
Na është çue Malsija n’kmesa.
T’tana kullat q* kjenë n’shefi
Na i kan’ djegë na i kan’ ba hi,
T’tan’ astjerin e kan’ coptue,
30 N’Shipshanik kalan rrethue.
Na u rrethue Tuzi n’gjith anë,
Ndërhelm topat na i kan marrë.
Dergut pashës na i ranë aman,
Ksaj Shqipni me i ba derman!
35 Ban muzadë, e mbledhë astjerin,
Bedri pashës ia çon haberin:
— Ti Bedri me veleti,
M’katrro Shkodrën me Malsi.
Bedri pasha me kadin’,
40 Sot po rren turku për din!
Tri dit fill ka thirrë tellalli:
— N’karnbë për din, m’rrethoj kaurri!
Merrni armt-o me luftue,
Tuzin tanë na me lirue.
45 Na u nis Shkodra me madhshti,
Tue i ra dallkës e ksaj burri;
Talimanve u kan’pri.
Sot do t’desim shehitli!
Shkodra e Rranxa bajnë trathti;
50 Me besë malet i kan trathtue.
N’at Koplik Shkodra kur hipi,
Besë Malsisë çoi edhe i lypi:
— Lem të shkoj në Tuz me hi,
Se kam luftë me Mal të Zi.
55 Kjo Malsi i dha haber:
— Besë nuk lidhi me astjer’;
Nji besë s’bashkut si e kem’lidhë,
Rrug’n e ke kah të duesh çilë.
N’Kastrat Shkodra kur ka hi
60 Zollum ban njikjo urdi,
Kan hi n’kishë porsi t’terbue,
Çka pat mbrenda e kan rrendue.
Kur kan’ dalë n’at Samoborr,
Krisi, pushka flak-um-flakë;
65 Kriska pushka pa ia da,
Shum xhenazja kje tu ba.
Urdisë së turkut i hi morija,
Sot po e njeh kush është Malsija.
Ban Malsija: — Ndimo zot!
70 Treqind turq aty i xen rob,
Për ndër shpatë i kan’ kalue.
Tetë shkodranë na paskan pshtue,
N’at Dinosh’ na paskan shkue,
Nëpër kulla m’u forcue.
75 N’Dinosh’ hini kjo urdi,
Gjallë e xuni kjo Malsi.
Mbasi ndodhën në sheli,
Kta shkodranë m’i çue në Mal t’Zi.
Krajl Nikolla fjalë ka çue:
80 — Kta shkodrane m’i falni mue!
Malsija rixhan s’ia prishi,
N’Podgoricë çoi e m’ia nisi.
Dërgut Pasha mbledh urdinë,
Kenka nisë me e shtrue Shqipninë.
85 Dërgut Pasha e kalon detin,
’I qind mi vet’ i merr me vetin,
’I qind mi vet na i kishte qitë,
Me ba luftë më pak komitë.
Dërgut Pasha është koritë,
90 Se ka ndeje gjashtë muej n’Koplik.
Kur ka mbrrijtë te Prroni i Thatë,
Kriska pushka flak-um-fiakë!
Mitroloza gjuejnë batare,
Ksaj urdi si s’po i vjen mbarre!
95 Me batare gjuen me topa;
Po m’çuditet gjith Evropa.
Kto pesë male kan ba be:
— Do, t’luftojmë na për atdhë!
Do t’luftojmë për t’gjith’ Shqipni,
100 Der t’na dalë shqipja n’liri;
Der t’na dalë shqipja n’mejdan
S’kemi çajre as dërman!
Për gjith’ anë kan’hapë mesbatën:
Dërgut Pasha iku natën!
105 Rrnoftë e kjoftë njikjo djelmni,
Bini djelm për shqiptari!
Bini djelm ju osmanllisë,
Rrnoftë bajraku i Shqipërisëë!
Sa kjoftë pushka edhe fisheku,
110 Rrnoftë Shqipnija edhe Skenderbegu!

238. JANË BA BASHKË BURRAT SHQIPTARË

Sot po knoj ni zog shqiptarit,
Kangën e Kerit — Sadri Bardhit.
Asht kenë trim njaj Ker Sadria;
E ka njoft’ krejt Shqipnija,
5 Mbrend Stamolli e krejt Turkija.
Ker Sadrija, trim dai,
S’len n’Rugovë ma shoqi i tij,
Si për zemër e për trimni,
E për pushkë e për allti,
10 E për buk dhanun në shpi,
Pak a gjet-o shoqi i tij!
Shpija e Kerit s’është korit’,
A kenë trim, zemërçelik,
Nuk është trembun për anmik.
15 Ku kje puna pushkë me qitë.
Besa, burri s’a koritë!
Kajmekami i Beranit,
Urdhën n’Pejë i dha nizamit:
— M’ja vu rrethin Ker Sadri Bardhit!
20 Aman Zo’ çka me kallxue!
Shum ushtri n’kamë janë çue,
Krejt Rugoven e kanë rrethue.
Qysh në Pejë edhe n’Beran,
Mal e fusha mbush nizam’,
25 Ker Sadrin po don me zanë.
Anën e bjeshkës e rrethon Berani,
Rrethon Peja ka’bajraktari,
Kah bajraktari paskan shkue;
Ker Sadrija n’bjeshkë ka qillue,
30 Besa shpejt i kish hetue.
Shokve t’vet u ka kallxue:
— Krejt Rugova është rrethue,
Duen me m’zanë, me m’vra mue.
Ker Sadrija shka ka ba,
35 Me shokë ushtrisë u paska ra.
— Dal-kadale, kajmekam,
S’ap vergi, s’ap nizam,
Për pa dalë fare te tanë,
Se na jem burra shqiptarë!
40 Burizani i bjen burisë,
I jep lajmin krejt ushtrisë:
— Rujnu burra Ker Sadrisë!
Aman zot, se shka a ba,
Pesdhetë vet aty janë vra,
45 Keq ushtrija at ditë a da;
Shum i dekuni met për tokë,
Ju vranë Kerit veç dy shokë.
Bajraktari fort luftoi,
Ushtrinë Pejës ja shkatrroi.
50 I grue trimnesh’ e bajraktarit,
Kish luftue kundër nizamit;
Ajo ish kjenë zoje e shpisë,
Shtatë nizam’ i preu sakicë.
Në Turki fjala ka shkue,
55 Ker Sadrija shka ka punue.
Asht idhnue fort Turkia,
Shum nizam, vrau Ker Sadrija.
Në Stamoll mreti po dvet:
— Ker Sadrija a gjallë, a dekë?
60 Se ky mreti u çue n’kamë,
Pashallarve u ki’ pa’ thanë:
— Ker Sadrin’ gjali’ mos më lanë!
Paska thanë mbreti n’Turki:
— Shka menon aj Ker Sadri?
65 Kurkush punën nuk ja di,
Kundra turkut e Malit t’Zi,
Ker Sadrija, burr’ i vogël,
Mas do kohe doli n’Shkodër,
Q* ma trim nuk bahet burri,
70 I çoi fjalë Bajram Beg Curri.
U bashkuen t’gjith këta trima,
Isë Buletini e Hasan Prishtina;
Janë ba bashk’ burrat shqiptarë,
Ismail Qemali i thirri n’Vlorë.
75 Mbrend n’Vlorë trimat janë hi,
Çojnë flamurin kuq e zi.
239. ËSHT’ E JONA SHQIPËRIA

O Qemal, kur të përzunë,
Kur desh të të zij Turqia
Dhe një çikë pra të zunë;
Erdh e të mori gjemia,
5 Brënda në Paris të shpunë,
Atje ku ish katimia.
Seç u ngrit krali më gjunjë,
Mbretëresha dhe e bia.
— Cili je ti, more burrë,
10 Që kërkon vulat e mia?
— Unë jam Smail Qemali,
Prapa më vjen historia.
Të shtatë vulat ja dhanë,
Po do mos dojë Turqia?
15 — Do dojë, se s’është punë,
Ësht’e jona Shqipëria!
Sazan e Karaburun,
Janë vatanet e mia,
Nëpër mes i ndan një lumë,
20 Nga juga është Greqia.

Folklor: Kënga e Gjergj Elez Alise





***
Gjergj Elez Alia është një figure e njohur ne folklorin shqiptar. Sipas folkloristit të madh Qemal Haxhihasani, është një “hero, që gëzon një popullaritet të gjerë në epikën tonë heroike, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me cetën e Mujit e të Halilit, prandaj është marrë edhe si personazh i një nëncikli më vete në kuadrin e këngëve të kreshnikëve.” (Q.H. në Folklori shqiptar, Tiranë 1977 f.76).
...............
Le të shikojmë tani këngën nepër vargjet e saj, duke dhënë herë pas herë analiza dhe komente:
”Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nand’ vjet nand’ varra në shtat m’i ka!
Veç nji motër nat’ e ditë te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrës nandvjeçe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terë gjakun me ata flokët e ballit,
shtatin vllaut ja shtërngon m’ruba të nanës,
n’petka t’babës trupin ja hijeshon,
armët e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herë trupin motra p’e tërnueke,
Dhimbn e varrëve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrës dekun n’tokë e lëshueke!“

Bie në sy menjëherë stili solemn dhe krenar, një krenari shumë e disiplinuar që nuk lejon teprime as në formë, as në përmbajtje. Fjalët “trim mbi trima“ përcaktojne karakterin e Gjergjit. Motër e vëlla jetojnë në varfëri: Motra përdor disa ruba të nanës dhe petka të babës për të lidhur plagët e të vëllaut. – Numri nëntë është konsekuent në variantin shqiptar, ndërsa në variantin maqedon (sipas Fatos Arapit) ky numër përdoret vetëm në vargun 51. – Shumë e dukshme në tërë poemën shqiptare është dashuria vëlla-motër, një dashuri tronditëse që bën vëllanë të harrojë dhimbjet e vdekjes dhe shqetësohet për fatin e motrës kur ai nuk jeton më. Për shqiptarët e ditëve tona është me rëndësi të kujtojnë këtë lidhje vëlla-motër si një traditë burimore në kundërshtim me ato tradita negative me ngjyrim fetar sipas të cilave gruaja është një “tepricë", tradita që cimentojnë epërsinë e burrit mbi gruan...

„Â dalë zani e paska marrun dhenë,
se ’i baloz i zi â dalë prej detit,
Trim i prapët e belagji q* ish’ kanë,
Ja ki’ qitun dheut nji rreng të randë:
”Tim për tim kah një dash të pjekun,
tim për tim kah një vashë me ja djergun,
ditë me ditë kah nji kreshnik me premun,
javë për javë kah një krahinë me djegun!”
Haraçi që kërkon balozi, dhunuesi i huaj, është i prerë dhe i tmerrshëm. Ai ka si synim të nënshtrojë totalisht territorin e pushtuar, të shfrytëzojë pa mëshirë të mirat e vendit dhe të poshtëërojë njerëzit, duke shkelur sa më rëndë mbi jetën dhe nderin e tyre. Këto rreshta kanë një forcë të jashtëzakonshme shprehëse, ato tregojnë hapur gjendjen e vështirë të popullit të robëruar. Nuk kam gjetur shprehje aq të forta në asnjë këngë popullore suedeze. – Haraçi duhet të paguhet nga të gjithë (’tim për tim’ d.m.th ’shtëpi për shtëpi’).

”Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhë,
me lot faqet trimit m’iu kanë mbushë.
Erzi i shpisë qysh lshohet n’dorë t’balozit?!
Ja ka nisë e motra e po bërtet,
krejt me lot Gjergjin p’e loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrue?
Nanë e tatë kah kalben për nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandë vjet në shpi,
trupi motrës n’dorë t’balozit t’zi?!
Qysh s’u shemka kulla me na xanë,
qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranë,
me t’pshtue erzin, mori e zeza nanë!”

Themeli i shtëpisë shqiptare ishte i ndërtuar mbi trekëndeshin Besa – Ndera – Burrnija. Dhe tani kjo shtëpi ishte në rrezik; a do të shkatërrohej qe nga themeli? Brengosja dhe dëshpërimi i të dyve duhet parë në këtë kontekst. Kush do të mbronte nderin e shtëpisë kur prindërit janë të vdekur, kur vëllau që nëntë vite dergjet në shtrat dhe motra është mbetur e pambrojtur dhe do të lëshohet në dorë të balozit? Në këtë segment të këngës dëgjojmë dialogun e gjallë plot dashuri vëlla-motër:

Dy copësh zemra djalit iu ka da,
Dy sytë në ballë motrës ja ka lshue,
Dy rigë lot për faqe te i kanë skhkue.
Dy fjalë kullës djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevë e gjarpën paçi motër e vëlla,
pikët ndër shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka përgjegjë,
t’ka lodhë jermi e s’po di ç’je kah folë;
se përjashta shi nuk është tuj ra,
sytë e motrës po t’pikojnë, more vlla!
Qatherë Gjergji dorën ja ka shtërngue,
mirë po e limon me ato duert e shtatit,
mirë po e kqyrë me ata dy sytë e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folë:
- Amanet, mori motër, pse po kan?
Zemrën dysh, mori motër, pse ma dan?
Që nandë vjet, q* trupi â tu m’u kalbë,
Gjergji i yt tjetër pushim nuk ka,
veç si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranë e me pi?
A t’la keq ty vllau për veshë e mbathë?
A mos t’u randue, ndoiherë me fjalë,
motërzezës vallau me iu mërzitë,
huj për burrë ndoshta q* me t’ra?
Sa mirë motra vllaut po m’i përgjegjë,
dorën e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomëzëja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue?
Hisha gjallë në dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasë, o vlla, me ngranë, me pi,
mjaft kam pasë me veshë edhe me mbathë,
kurr ma randë se sot ti folë nu’ m’ke!
Tjetër babë nuk kam, as tjetër nanë,
amanet, more vlla, mos m’pasë randë,
për nji dert q* sot po due me t’kajtë!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranvera?
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu dera?
Si s’u tha kjo motër, thafa-e vera?
Po un’ balozit qysh i shkoj tu dera?

Këtu s’ka nevojë për shumë komente, kënga flet vet. Vetëm duhet theksuar me ç’farë gjalleri dhe dashuri flasin motër e vëlla me njëri-tjetrin. Në këtë dialog nuk ka shabllone (mjaft forma të ngurtësuara ekzistojne në poezinë popullore në përgjithësi). Kjo bisedë motër-vëlla ka ngjyrën e freskët të jetës, të emocioneve njerëzore. Në fjalët e Gjergjit dhe të motrës dëgjojmë shqetësimet e tyre për vatrën, shtëpinë, dhe kujdesin e tyre për njëri-tjetrin. Dhe unë si suedez me njohuri për mentalitetin tradicional shqiptar, mund të dalloj në fjalët e tyre krenarinë tipike shqiptare, qëndrimin pa kompromise në mbrojtje të nderit të familjes dhe të individit. Uria, sëmundja dhe hallet e tjera të jetës mund të durohen – por motra në duart e balozit do të thotë thjesht menxyrë!

Braf në kamb’ por djali konka çue:
- T’e marrsh gjogjun, motër, të mejdanit,
fill n’gjytet me te, motër, të m’bijsh
e t’më shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji të ka çue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej çelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathë,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.
E në sheher çika konka ra
Edhe â shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarë të kjoftë, more kumbar!
- Të mbarë paç, ti mori vasha e largë!
- Falëmeshhndet ty Gjergji të ka çue,
me ma mbathun gjogun mirë e mirë,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej çelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë!
Mbrapshtë po folë aj nallban probatini:
- Për n’m’i falsh, moj vashë, dy sytë e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!
Se me idhnim çika e kite marrë!
-Ç’je kah thue, bre burrë, goja t’u thaftë!
Jam kanë nisë tu dera e probatinit,
qe nandë vjet, q* gjogu ksajt s’â ra,
m’ fal se ndeshkam derën e magjupit!
Se këta sy një her’ un ua kam falë
tatës e nanës q* kalben për nan’ dhe,
Gjergjit tem q* kalbet varrsh mbi dhe!

Nallban probatini është njëri i pabesë. Megjithëse ai është vëllami i Gjergjit, vëllau i tij sipas traditës me gjak, ai tani përpiqet të shfrytëzojë situatën për të kënaqur epshët e tij të ulëta. Duke parë bukurinë e vajzës ai e harron besën e shkruar me gjak. Dhe bukuria e motrës së Gjergjit zbulohet në botën e saj të madhe shpirtërore, në ndërshmërinë e saj, në dashurinë dhe respektin që ka ajo për të vëllanë dhe prindërit e vdekur. Propozimin e nallbanit ajo e hedh poshtë me përbuzje, duke e mallëkuar (“goja t’u thaftë!”).

Ka shkue motra tu nallban jarani:
- Fal me shndet, thot, Gjergji të ka çue,
kam orokun e mejdanit,
sa ma mir kët gjok ti me ma mbathë,
Than m’ka për patkoj prej tumakut,
me m’ia shti thumbat-o prej çelikut,
se do t’dal m’u pre me baloz t’detit.
Si për vedi gjogun e ka mbathë
Edhe n’pramje çika â dredh në shpi;
ka gjet vllan tu e pritë nën hije t’blinit.
Ça kish ba ay trimi Gjegj Alija?
“Falëmeshndet” balozit m’i ka çue:
- Me dalë herët n’at fushën e mejdanit!
Çikë për ty, baloz, nu’ m’ka qillue,
desht e vathit për ty nu’ m’janë majë,
sall nji motër, nu’ po muj me lshue,
varrët e shtatit s’â kush q* m’i lidhë!
Sa ka nisun drita me zbardhë majet,
N’fushë të mejdanit trimat konkan dalë.
Keq me fjalë trimat shoshojnë po rrekin:
- P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke çue...?
Pse me m’qitë, bre burrë, n’ket fushë t’mejdanit?
Sa mirë trimi i ka përgjegjë balozit:
-Të lumt goja, baloz, mirë po thue!
Qe nandë vjet q* kam marrë rrugën e vorrit,
Pak pa mrrijtë baloz, ti m’ke dredhue.
M’ke lypë motrën para se mejdanin,
m’ke lypë berret para se çobanin
e jam dredhë n’ket log për me t’kallxue,
se ne t’parët nji kanu na kanë lanë:
“Armët me dhanë përpara e mandej gjanë,
kurr balozit motrën mos m’ja dhanë,
për pa u pre n’at fushën e mejdanit!
Por shtërngou, baloz, se t’ka ardhë dita,
se këtu i thonë-o Gjergj Elez Ali!
E i kanë ba dy gjogjat tim me tim
e n’topuz balozi e ka shinue.
N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,
përmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbëdhetë pash m’ledinë u ngul topuzi,
dymbëdhetë pashë përpjetë, si re, u çue pjuhni.
Atherë Gjergjit rendi te i ka ardhë.
Sa mirë trimi n’topuz q* ka dredhë,
lik përmjet balozit te i ka ra!
 trandë fusha kur â rrxue balozi!
Meiherë trimi shpatën ma ka nxjerrun,
kryet me neje trupit ja ka damun,
zhag për kambet trupin e ka ngrehun,
me gjithë at m’nji bunar e ka mbytun,
të tanë lumën gjaku e ka tërzue,
për tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

Pas qëndrimit të pabesë, imoral, të nallban probatinit, na jepet si kontrast qëndrimi besnik, i ndërshëm të nallban jaranit. Gjergji i ngritur nga shtrati është gati për luftë.
Gjergji i dërgon balozit një përshëndetje të prerë: Herët në mëngjez ai do t’a presë në fushën e mejdanit. Prej atij balozi nuk do të marrë asgjë – as vajzë, as dash, as motrën. Lufta fillon me ngacmime nga të dy palët, dhe pastaj dyluftimi jepet me ngyra të gjalla por rrëfimi vazhdon pa u thelluar në shumë hollësira, sepse ky nuk është një përshkrim lufte për argëtim. Tërë kohën kënga tregon ngjarjet me stil të përmbajtur, pa teprime.
Gjergj Elez Alia e rrëzon balozin dhe ia ndanë kryet nga trupi.
Për të theksuar se sa i urryer ka qenë balozi këngëtari na kumton: “Për tri vjet krejt vendin e ka qelbun”. Trupi i balozit ka qenë i mbushur me helm dhe vrer dhe kalbet vetëm me zor... Lufta ka mbaruar dhe trimi kthehet në shtëpi:

Qatherë trimi â nisë me dredhë tu shpija
edhe shokët të gjithë m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokët e mij!
Falë u kofshin sarajet e mija!
Falë u kofshin tanë paret e mija!
E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisë!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motërzezën ngrykas kesh me e marrun,
të dy zemrat priherë por janë ndalun,
vlla e motër dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirë s'i ka dalun!
Gjamë të madhe shokët q* m'i kanë ba!
Po ja çilin nji vorr bukur të gjanë,
Vlla e motër ngrykas për me i xanë
E ‘i muranë të bukur e kanë mbarue,
vlla e motër kurr mos më u harrue.
E ‘i bli t’bukur, q* m’ja vndojnë tu kryet,
zogu i verës gjithmonë me pushue.
Kur ka nisun mali me u dushkue,
â ndalë qyqja n’muranë t’vorrit të ri,
ka gjetë blinin të tanë degash tha.
Ka flurue përmbi ‘i saraj të zi,
Ka gjetë kulmin të tanë shembë për dhe.
M’nji prezor si m’paska hypë,
ka përbe shtegtarin kah po shkon:
- Amanet, more shtegtari i malit!
N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkën me e pushue.
N’kofsh tu kajtë ksajt, gjamën për me e xanë!
Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kërkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!

Gjergji mblodhi shokët e tij për takimin e fundit. Ai u dha atyre kullat, paret, gjithë mallin e gjënë e shtëpisë. Dhe amanet motrën.... Ai e dinte se jeta e tij po soset.
Gjergji u hodh për të përqafuar motrën. Të dyve zemrat u pushuan njëherësh. Vëlla e motër ranë përdhe të vdekur. Shokët i vajtuan me gjëmë të madhe, pastaj ata hapën një varr të gjerë.
Siç theksohet në vëllimin “Epika legjendare, I”, Tiranë 1966: “Nderimi që i bëhet pas vdekjes është shprehje e nderimit dhe e mirënjohjes së gjerë shoqërore për ata që bien si burrat në fushën e nderit, për mbrojtjen e idealeve të larta njerëzore.”
Holandezët marinarë-tregtar kanë një shprehje shumë kuptimplotë latinisht: Navigare necesse est, vivere non. Shqip: “Me lundrue është e nevojshme, me jetue jo.” Në të njejtën mënyrë mund të thuhet për mentalitetin e trimave shqiptarë: “Me mbajt besën, nderën e burrninë është e nevojshme, me u mbajt i gjallë jo.”
Bukuria ideo-estetike e Këngës së Gjergj Elez Alisë rritet edhe më shumë kur marrim parasysh karakterin dhe pozitën e motrës. Megjithëse ajo në këngë është e paemër dhe zbaton porositë dhe urdhërat e të vëllaut, ajo ka një forcë morale dhe një qëndrim të paepur që e vendos krah për krah me Gjergjin. Ajo nuk është person sekondar, ajo deri në fund rradhitet me të vëllanë, bëhet e barabartë me të. Kujdesi i Gjergjit për motrën bazohet në dashuri, jo në frikë për një turp të mundshëm. Motra, me karakterin e saj të lartë, nuk le shteg për dyshime.
Krahasime mund të bëhen me këngën e vëllaut të vdekur (Konstandinin, Halil Garrinë). Mirëpo, motra e Gjergj Elez Alisë me pozitën e vet në këtë dramë poetike nuk ka shoqe në poezinë popullore shqiptare.
Nën bli pushonin motër e vëlla, të përqafuar në vdekje. Varri u rrethua nga një mur, një grumbull gurësh, që të mos harrohej kurrë sa shumë e kish dashur motra vëllanë dhe sa shumë e kish dashur vëllau motrën.
Qyqja, kur nisi të dushkohet mali, qëndroi mbi muranë e varrit të ri. Ajo e gjeti blirin të tharë, kulmin e kullës (sarajës) së Gjergjit të shembur përdhe. Qyqja atëherë zuri vend në një dritare, duke kënduar një përbetim shtegtarit që shkonte udhës:
Dëgjo, o shtegtar i malit! Në qofsh duke kënduar, kur të afrohesh kësaj anë, pushoje këngën tënde! Në qofsh duke qarë, kur të afrohesh kësaj anë, shtoje edhe më shumë vajin dhe gjëmën!
Dhe qyqja mbaron këngën e vet me rreshtat më të bukura që kam gjetur në poezinë popullore botërore. Ky mbarim i mahnitshëm është një monument për rapsodin e panjohur shqiptar, i cili diku në Malësi të veriut krijoi vjersha me një bukuri të paparë:
“Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kërkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!”
Populli i përvuajtur shqiptar është një popull shumë i pasur. Thesaret që kanë shqiptarët nuk shihen nga të gjithë. Prapë jam i bindur se Kënga e Gjergj Elez Alisë, po të ishe e shkruar anglisht ose frengjisht, do të numërohej ndër xhevahirët e poezisë botërore.
Kjo këngë për fisnikërinë e shpirtit shqiptar ka një mesazh për rininë e sotme shqiptare: Krenoheni! Ju keni pasuri që as koha nuk do të prekë! Dhe në të njëjtën kohë kjo këngë është një kushtrim. Jo për luftë por për rilindjen e shumëvonuar shqiptare me mjete paqësore. Nëntë plagët mbi trupin e Gjergjit janë trashëguar brez pas brezi. Sot këto plagë mund të quhen: varfëria, papunësia, korrupsioni, hakmarrja, shfrytëzimi i femrave, mosbesimi, demoralizmi, mërgimi dhe
prapambetja shoqërore. Nëntë plagë mbi trupin shqiptar sot.
U ngrit nga shtrati i vdekjes Gjergj Elez Alia. Ngriheni shqiptarë! Pse po pritni? Por kur ndodhem në mesin tuaj në këtë Forum më duket se drita në fund të tunelit po rritet e rritet. Ndoshta, ndoshta tani ka filluar ajo rilindje aq të vonuar.....